Valentino, stilisti i famshëm italian, mbush plot 89 vjeç. Ai i tha lamtumirë modës në 2007, por ai shkroi historinë e saj me stilin e tij të lirë dhe të sofistikuar, por edhe me ngjyrën e tij, e kuqja e famshme e Valentinos.
Gjatë 45 viteve të karrierës së tij ai ka veshur disa nga gratë më të bukura dhe me ndikim në botë, nga Elizabeth Taylor dhe Marella Agnelli, Sophia Loren, Jacqueline Kennedy dhe Sharon Stone. Ai u riemërua “Perandori i fundit”, nga titulli i dokumentarit në 2008 “Valentino: The Last Emperor”.
Sot ai është larg skenës por rrobat e tij mbeten të pavdekshme dhe një frymëzim për të gjithë.



















