KreuCelebrity

Heqje të maskës jashtë? Çfarë vendos Komiteti i ekspertëve!

Heqje të maskës jashtë? Çfarë vendos Komiteti i

Duket se lehtësimi i masave kundër pandemisë është i afërt. Një nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve për Covid-19, Alban Ylli tha për Tv Klan se situata epidemiologjike tashmë duket e qëndrueshme.  Prej më shumë se një jave, Shqipëria ndodhet në zonën e riskut të ulët dhe në këtë e matim me disa indikatorë, të cilët janë duke u bërë më të fortë, si nga numri i rasteve ditore, pozitiviteti i testimeve, shtrimet në spital dhe numri i vdekjeve. Shpresoj në mbledhjen e kësaj radhe të kemi gradualisht lirimin e një a dy masave. Unë personalisht do propozoj një zgjatje të orës policore deri në mesnatë dhe ndoshta një ndërrim të detyrimit për maskat në rekomandim, në mjedise të hapura”. Eksperti e thekson se zbutja e masave nuk dpo të thotë se pandemisë I erdhi fundi, ndaj vigjilenca personale nuk duhet ulur. “Në opinionin tim, Covid si krizë globale do mbyllet brenda këtij viti, por si një problem i shëndetit publik do vazhdojë gjatë, do të na duhet të vaksinojmë shumë për të qenë të sigurt se nuk do kemi problem”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF