Këto herët e fundit, Eni Vasili është shfaqur në ekran me dorë të fashuar dhe shumë pyetën veten se c`i kishte ndodhur gazetares, kishte rënë e ishte vrarë? Meqë është shtatzënë, sa rrezik përbën e gjithë kjo? Eni i sqaroi ndjekësit vetë. “Nuk jam rrëzuar dhe nuk kam probleme të ngjashme. Kam një problem që shumë gra shtatzëna me siguri e kanë provuar dhe quhet sindroma e tunelit garpal, që ka lidhje me kyçin e dorës dhe nervat e tij që në një moment gjatë shtatzënisë krijojnë hematomat dhe inflamohen duke ma bërë të vështirë të kryej veprime bazike. Por jam mirë”, është shprehur ajo.



















