KreuCelebrity

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e çmimeve të “BRIT Awards 2021”!

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në ceremoninë e çmimeve “BRIT Aëards 2021”, duke na bërë të përsëri krenar.

Këngëtarja shqiptare ishte e nominuar në tre kategori, ku në dy prej tyre arriti të rrëmbejë çmimin. Ajo fitoi “Albumin më të mirë” dhe “Këngëtarja më e mirë”.

Dua shkëlqeu në tapetin e kuq të teatrit “Arena” të Londrës, teksa u shfaq me një fustan të verdhë, stiluar nga Vivienne Westwood Couture, me një dekolte të theksuar tyl lejla, i cili kombinohej me këpucët magjike të këngëtares.

Që nga fillimi i pandemisë kjo është ngjarja e parë e madhe në Angli, e cila mblodhi me dhjetëra personazhe të njohur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF