Pak ditë më parë Tuna i habiti të gjithë me lajmin se kishte sjellë në jetë djalin e saj të dytë. Këngëtarja ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë për 9 muaj shtatzëninë.
Ndërkohë ajo është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar një video nga festa që ka organizuar për të mësuar gjininë e fëmijës, të cilën e zbulojnë me anë të një avioni që ka lëshuar tym blu.
Tuna shfaqet e lumtur me djalin Tian dhe njerëzit e saj të afërt. Dekori i festës duket i kuruar në detaje dhe video që ajo zgjodhi të publikojë na la pa fjalë..



















