KreuCelebrity

Emri që  Harry e Meghan mund t`i vënë vajzës, disave nuk u pëlqeu!

Meghan dhe Harry janë në pritje të një vajze, e cila do të vijë në jetë shpejt, dhe fansat e tyre nuk po i zë vendi. Pyetja më e madhe që kanë është si do të quhet vogëlushja?  Pas vdekjes së Princit Philip muajin e kaluar, faqja e lojërave të fatit në Mbretërinë e Bashkuar “Ladbrokes”, ka parashikuar se  Duka dhe Dukesha e Sussex do ta pagëzojnë vajzën e tyre me emrin Philippa, sipas revistës “People”, e cila kujton sesi kushërirat e Harry-t, Princesha Eugenie dhe Zara Tindall, po kështu e nderuan të ndjerin duke i vënë djemve të tyre emrin e mesëm Philip.

Jo të gjithë ndjekësve megjithatë u pëlqen ky emër për një vajzë të vogël, sepse u duket pak si i vjetër. Diskutohen po kështu edhe emrat: Diana apo Elisabeth, në nder të mbretëreshës dhe nënës së Princ Harry-t. Por një burim pranë ciftit tha për Page Six se dyshes nuk I pëlqen ta quajnë të bijën Diana. “ Nëse do ta bënin këtë, shqetësimi më i madh është se media do ta shënjestrojë dhe do të merret me të gjithë kohës. Ai emër do të rriste interesin e publikut për vogëlushen. Pavarësisht asaj që mendojnë të tjerët, Harry dhe Meghan e vlerësojnë shumë privatësinë dhe duan t’i mbajnë fëmijët sa më larg presionit të medias me të cilin ata janë përballur deri tani”, tha burimi.