KreuCelebrity

Arsyeja e çuditëshme përse Machine Gun Kelly mban me vete një pikë gjaku të Megan Fox!

Askush nuk e besonte se marrëdhënia e tyre do të zgjaste, por deri tani lidhja e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, duket e fortë! Reperi rrëfeu së fundi tek “Ellen DeGeneres Show”, se mban në xhep një kampion të ADN-së së aktores, dhe shpjegoi përse. Në ditën e të dashuruarve, asaj iu desh të largohej nga qyteti për xhirime. “ Kjo ishte një premierë për marrëdhënien tonë. Unë nuk kisha pasaportë. Ajo po shkonte në Bullgari, dhe mua më kapi paniku, thashë: “ti do të ikësh, dhe unë nuk vij dot të të shoh! Disa njerëz u japing partnerëve ndonjë shami apo dicka të ngjashme..ajo më dha ADN-në e saj”, tha artisti që nxorri nga xhepi objektin e vogël sferik me pikën e gjakut brenda dhe ia tregoi moderatores, ndërsa shtoi se lidhja e tyre është po aq e fortë sa në fillim!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF