KreuCelebrity

“S`ke baba, nuk do të ecësh përpara”, Dafina Zeqiri rrëfen momentet e vështira me të cilat është përballur!

Albumin e fundit e ka titulluar “Dafinë moj”, e sic pohoi dhe vetë në Instagram, aty ka shumë gjëra të saj që publiku do të arrijë t`i njohë. Dafina Zefiri e përdori këtë postim për t`i treguar ndjekësve se duhet të kenë besim tek vetja, ndërsa u solli shembullin e vet sesi disa njerëz e kishin paragjykuar vite më parë duke i thënë se nuk do të arrinte të ecte në jetë.

“Ka pasur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s’ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, ka shkruar këngëtarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF