19 vite transmetim, dhe papritur, moderatorja e njohur njoftoi se programit të saj i erdhi fundi. “The Ellen DeGeneres show” do të mbyllet në 2022-shin. “Kur realizuam emisionin e 3000, të gjithë u emocionuam. Përqafuam njëri-tjetrin me lot në sy, por ka ardhur koha, edhe pse do të jetë e vështirë”-tha Ellen DeGeneres për “THR”. “Unë jam një person kreativ dhe kur një person i tillë kërkon gjithmonë të sfidohet. Sado I bukur dhe argëtues që është ky show, ai thjesht nuk përbën më një sfidë”, u shpreh ajo.
Ellen pati rrëfyer në 2018 për New York Times se e shoqja, aktorja Portia de Rossi e inkurajonte që të lëvizte përpara me dicka tjetër, dicka të re, ndërsa i vëllai dhe drejtuesit e Warner Bros., e nxisnin të mos hiqte dorë. Si përfundim, DeGeneres firmosi edhe për tre sezone të tjera, por jo më shumë se kaq, e këtë ia bëri të qartë edhe stafit të vet.



















