KreuCelebrity

5 muaj të ndarë, Bieta Sulo zbulon momentin më të vështirë më Alban Dudushin!

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi janë një nga çiftet e dashura të ekranit shqiptar, të cilët prej vitesh përjetojnë në një lidhje të gjatë dashurie.

Por jo gjithmonë gjërat në çift shkojnë siç duhet, dhe me dyshen e ekranit kështu ka ndodhur. Bieta Sulo e ftuar në emisionin “Jashtë Loje” në Top News, tregoi mes emocioneve një nga momentet më të vështira që ka përjetuar me bashkëshortin e saj Albanin, ku ata kanë qëndruar muaj të ndarë.

“Ka qenë një moment shumë i vështirë në jetën tonë si çift, që u ndamë në vitin 2011, nga këto ndarjet si gjithmonë që nuk ka më kthim, dhe kemi qëndruar rreth 5 muaj. Albani më dërgonte zakonisht mesazh në darkë, në një moment në një orar të vonë, ai më dërgon një mesazh, titullin e një kënge ‘Love is a ring on telephone’ dhe kjo frazë ka një kuptim shumë të rëndësishëm për ne. Fillimisht mendova se e kishte nisur gabim, por më pas nisëm të flisnim dhe ai mendonte që t’i bënim gjerat serioze…”, u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF