Ka shumë ish-çifte të famshëm që kanë mbetur miq pas lidhjes së tyre. Mbajtja e një marrëdhënie miqësore me ish-in pas përfundimit të marrëdhënies nuk është ide shumë e mirë, por shumë ish-çifte të famshëm duket se mendojnë ndryshe.
Shumë yje të Hollivudit kanë qëndruar miq të shkëlqyer me gjysmën e tyre të dikurshme, ndonjëherë sepse kanë fëmijë bashkë dhe ndonjëherë për kënaqësinë e madhe të mos e humbasin vëmendjen e ish-partnerit, edhe pse marrëdhënia nuk funksionoi. Një shembull që ka rrëmbyer vëmendjen e mediave botërore është edhe Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të cilët mbetën miq për 17 vjet, dhe tani po përjetojnë rikthimin në krahët e njëri-tjetrit.



















