Ishin të shumtë ata që shpresonin që mes Princit Harry dhe familjes së tij do të ndodhte një pajtimi, pasi ai mori pjesë në ceremoninë e varrimit të gjyshit të tij Princit Philip. Por Harry pas intervistës për Oprah Winfrey, ku akuzoi Familjen Mbretërore për racizëm, gjë që u aprovua dhe nga Meghan, së fundmi ai ka zhvilluar një intervistë për “Dax Shepherd” ku sulmoi edhe më ashpër familjarët e tij.
Këtë herë ai po akuzon babanë e tij, Princin Charles, se ka qenë një prind i keq dhe familja mbretërore në përgjithësi ishte mbërthyer nga një cikël i gjatë dhimbjesh siç i quan ai, të trashëguara nga brezi në brez. Nëse në intervistën e parë Harry dhe Meghan ndaluan së foluri keq për Mbretëreshën, këtë herë as ajo nuk i shpëtoi akuzave shkatërruese.
“Unë e di që im atë ka qenë shumë i lidhur me prindërit e tij, kështu që ai më ka trajtuar mua ashtu si u trajtua ai nga prindërit e tij. Nëse unë kam përjetuar një formë të dhimbjes ose vuajtjes për shkak të dhimbjes ose vuajtjes që babai im ose prindërit e mi kishin pësuar, unë do të sigurohem që ta ndërpres këtë cikël në mënyrë që të mos e bëj te fëmijët e mi”, tha ai.



















