Eliona Pitarka ishte kujdesur deri më tani të mos e tregonte portretin e partnerit të saj në fotot që postonte, edhe pse ato ishin të shpeshta. Kur lindi vajza, Gala, aktorja e humorit e tregoi se nuk ishte supersticjoze dhe as “hiperprotektive” me të, pasi menjëherë postoi foto të vogëlushes, gjë të cilën mjaft prindër të tjerë VIP kanë preferuar ta shmangin.
Kaq shumë po e shijon mëmesinë dhe jetën e re familjare Eliona, sa nuk u përmbajt, por e lëshoi dorën së fundi duke publikuar edhe një foto të partnerit, i cili shihet duke fjetur me Galën në krahë. “Është vajza e babit” shkruan aktorja, në krah të fotos së ëmbël, ku at e bijë duken kaq në paqe me njëri-tjetrin!



















