Moderatorja Luana Vjollca edhe pse është shumë e rezervuar për jetën e saj private, gjithmonë qarkullojnë lajme për lidhjen e saj me Krenar Çoçajn.
Vetëm pak javë më parë u përfol se çifti në shtator do të kurorëzojë dashurinë me martesë. Dhe së fundi “Prive” ka zbuluar se ata kanë blerë një shtëpi në lagjen “Arbëria” në kryeqytetin e Kosovës. Thuhet se shtëpia e tyre ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe me një pamje të bukur të Prishtinës.
Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj nuk kanë reaguar asnjëherë për asnjë nga lajmet që kanë qarkulluar për ta, edhe për dy të fundit ka ndodhur e njëjta gjë.



















