Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj, u shpreh në një intervistë për Tv Klan se nisur nga fakti që situata e pandemisë në vend ka përmirësim, do të ketë një tjetër lehtësim masash. Ai vazhdon t`I mëshojë idesë se pavarësisht kësaj, nuk duhet ulur vigjilenca, ndaj masat nuk do të hiqen plotësisht.
“Kuptohet që situata është shume e mirë, indikatorët janë shumë mirë. Janë masat për orarin dhe maskat në ambientin e jashtëm. Pritet për lirim, jo për heqje të çdo mase, sigurisht ka shkurtim të orës policore, por heqje totale te kufizimit nuk është e këshillueshme. Vendimet do merren dy ditë përpara mbledhjes së komitetit duke parë situatën”, tha Brataj. Ai nuk e fshehur megjithatë shqetësimin që shkaktuan grumbullimet dhe mosruajtja e distancës, siç u vu re në festimet e Fitër Bajramit. “Nuk mjaftoi gjithë ajo fushatë elektorale por dje ishte më keq se të gjithë ditët për grumbullimet jo vetëm në tiranë por në të gjithë qytet dhe do reflektohet pas 2-3 javësh”, u shpreh ai.



















