KreuCelebrity

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj zbulojnë planet për zgjerimin e familjes!

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë padyshim një nga çiftet e preferuar të publikut shqiptar, të cilët nuk zhgënjejnë asnjëherë me projektet e tyre muzikore.

Ata janë prindër të dy fëmijëve, Amelia dhe Duam. Në një intervistë për “Express Rozë”, ata janë pyetur nëse kanë plane për ta zgjedhuar familjen në të ardhmen. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u shprehën të lumtur me jetën dhe familjen që kanë ndërtuar dhe të bindur thanë se familja e tyre nuk do të zgjerohet më tej.

“Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd, fëmija formohet më shumë prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim ne. 2 janë mjaftueshëm do të thosha unë, fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar”, u shpreh Miriami.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF