KreuCelebrity

“Inis Gjoni do të ketë një rol negativ”, Ermal Mamaqi zbulon disa nga aktorët e serialit!

Ermal Mamaqi pas suksesit të dy filmave të tij “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja” do të sjellë një serial të ri. Në rrjetet sociale Ermali ka zbuluar katër nga yjet që do të jenë në pesë e serialit, Jonida Vokshi, Klea Huta, Megi Pojani dhe Irgen Çela.

Ndërkohë në një intervistë në “Dola te Ola”, ai zbuloi disa nga personazhet të tjerë që do të jenë pjesë e serialit, Ana Lika, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Erblin Bajko, Amos Zaharia, dhe Inis Gjoni e cila do të luajë një rol negativ.

Ermali edhe në këtë serial do të jetë pjesë edhe vetë dhe emri i tij do të jetë Daniel dhe shkurt Dani. Ai u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që në film të jetë i ftuar edhe ndonjë politikan, pavarësisht krahut politik që i përket.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF