KreuCelebrity

Muzeu më i famshëm i dyllit: Madame Tussauds ndan statujën e Harry-t dhe Meghan-it!

Divorci i Dukës dhe Dukeshës së Sussex me familjen mbretërore është njohur zyrtarisht edhe nga përfaqësuesit e muzetu më të famshëm të figurave prej dylli, Madame Tussauds në Londër. Statujat e saj që përfaqësojnë Harry-n dhe Meghan-in, janë spostuar nga sektori VIP i rezervuar familjes mbretërore britanike.  Një vit pasi hoqën dorë nga detyrimet  e tyre mbretërore, dyshja nuk është më pranë figurave të tjera të familjes në muze. Statujat e tyre janë dërguar në sektorin e kushtuar yjeve të Hollivudit.


“Figurat e dyllta të Harry-t dhe Meghan-it tani janë në zonën Awards Party, e inaguruar së fundi, kjo për të reflektuar edhe largimin e tyre nga Frogmore Cottage, ish rezidenca e ciftit në Britaninë e Madhe”, thanë drejtues të muzeut të cituar nga agjensia e lajmeve Reuters.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF