Ellen DGeneres do të largohet nga show i saj i famshëm dhe NBC po zgjedh pasardhësen e moderatores së njohur. Drejtuesit e rrjetit televiziv kanë menduar gjerë e gjatë e kanë parë disa mundësi dhe duket se kanë ndaluar tek Kelly Clarkson si “trashëgimtarja” e Ellen. Por shfaqja e Kelly-t pati shumë probleme gjatë Covid e vlerësimet e saj ranë, e cilësia e prodhimit gjithashtu.
Nëse kjo nuk ndodh, NBC mund të shikojë përtej formacionit të saj aktual për të gjetur një zëvendësues. Është përfolur emri i Tiffany Haddish dhe një arsye për këtë, është se ajo ka korrur një sukses të konsiderueshëm. “Tiffany ka shumë humor dhe ëhtë mjaft e pëlqyer, është një kandidate mjaft e mirë”, thonë producentët, të cilët sqarojnë se për cdo rast, nëse ajo e merr show-n, formati do të pësojë disa ndryshime.



















