Ermal Mamaqi ka folur për herë të parë për serialin e tij, i cili ka zgjuar kureshtjen e gjithë publikut shqiptar. Në një intervistë në News 24 në “Dola te Ola”, ai tha se seriali do të jetë një histori dashurie e lidhur me intriga dhe do t’i përkasë zhanerit dramë-komedi.
Ai u shpreh se seriali do të ketë plot 12 seri dhe do të jetë gati më 15 tetor. Ermali tha se për momentin po punojnë për fazën përgatitore dhe se së shpejti do të fillojnë xhirimet. Ermal Mamaqi zbuloi edhe kuptimin e emrit të serialit H.O.T është shkurtimi i “Humans of Tirana”, Humanët e Tiranës.
Ermali theksoi se sapo të shohim pjesën e parë të serialit do të duam të dimë se si do të përfundojë seria e 12-të.



















