KreuCelebrity

Pas ndarjes, mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk paska as miqësi!

Jennifer Lopez pas ndarjes nga Alex Rodriguez, të shumta kanë qenë lajmet se diva botërore ka nisur romancë dashurie me Ben Afflecks, pas 17 vitesh të ndarë.

Burime pranë Alex Rodriguez thonë se ai ndihet i shokuar nga ish-partnerja, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare. Ndërkohë një tjetër burim ka thënë për “People” se Jennifer ka ndërprerë plotësisht kontaktin me Alex dhe për këtë ka një arsye.

“Jennifer duket shumë e lumtur. Ajo u përpoq për një kohë të gjatë që marrëdhënia e saj me Alex të funksiononte. Ajo ndihet mirë që vendosi t’i japë fund. Ajo thjesht nuk i beson atij dhe nuk donte të humbte më shumë kohë”, tha burimi.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF