Bukuroshja nga Meksika Andrea Meza u shpall fituesja e “Miss Universi 2021”. 26-vjeçarja ishte diplomuar në inxhineri software.
Eventi u bë mbrëmjen e së dielës, pas një shkëputje të gjatë pasi konkursi në vitin 2020 u anulua për shkak të pandemisë Covid-19.
“Jam shumë e nderuar që jam zgjedhur në mesin e 73 femrave të tjera mahnitëse me të cilat kam qëndruar sonte”, u shpreh Meza në një deklaratë për shtyp.
Në “Miss Universi 2021”, Shqipëria u përfaqësua nga Paula Mehmetukaj, ndërsa Kosova nga Blerta Veseli.



















