Në 21 dhjetor të vitit 1948 lindi një nga figurat më kuptimplote të gjithë historisë së muzikës, sidomos të viteve ’70, duke u cilësuar si mbretëresha e muzikës disko, Donna Summer. Ajo i mungon botës së muzikës prej 9 vitesh.
Këngëtarja amerikane vdiq në 17 maj 2012 në moshën 63 vjeçare prej kancerit ne mushkeri. Karrieren e nisi në Europë falë producentit dhe kompozitorit italian Giorgio Moroder dhe shënon një rekord shijesh të disqeve. 150 milionë disqe të shitura gjate karrieres se saj mbi 40 vjeçare. Në vitin 1992 u vlerësua me një yll në Hollywood Walk of Fame, ndërkohë që pas vdekjes së saj në 2013 u vendos në Rock and Roll Hall of Fame.



















