E bardha është cilësuar më së shumti si ngjyra e stinës së nxehtë. Cila më mirë se kjo ngjyrë do të na e nxirrte më shumë në pah, të nxirën që ka marrë trupi ynë gjatë muajve të plazhit?! Një ndër trendet e sezonit, është pikërisht edhe ngjyra e bardhë. Stilistët e njohur kanë sugjeruar në pasarelat e javëve të modës, se këtë sezon duhet të vishemi nga koka tek këmbët me të bardha.
Edhe personazhet tanë të famshëm të showbiz-it, duket se e kanë të preferuarën e tyre këtë ngjyrë. Ne kemi veçuar disa prej tyre, të cilët në disa dalje të tyret publike kanë preferuar të jenë tërësisht të bardhë.
Ndaj jeni ende në kohë, për t’i hedhur një sy garderobës tuaj, për të shtuar pak ngjyrë të bardhë në të, në mënyrë që këtë verë të ndiheni të freskët, të pastër e në modë.
Ah, por kujdes, rrezikoni të bëheni me njolla shumë shpejt, ndaj tregohuni të vëmendshëm!



















