KreuCelebrity

“Nuk ka qenë i qëndrueshëm në martesën e tij”, dalin detaje të tjera për Bill Gates!

Bill Gates dhe Melinda Gates vetëm pak javë më parë njoftuan se kishin vendosur t’i jepnin fund martesës, pa zbuluar arsyen. Ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e ndarjes, kanë qarkulluar disa histori që tregojnë se Bill Gates nuk ka qenë i qëndrueshëm në martesën e tij.

Sipas raportimeve të “NYT”, Bill i ka dërguar një email në vitin 2006 një punonjëseje pasi e pa në një prezantim dhe i ka kërkuar që të dilnin bashkë për darkë. Mirëpo punonjësja nuk i ktheu kurrë një përgjigje dhe Bill i kërkoi që të bënte sikur nuk kishte marrë kurrë një email prej tij.

Gjithashtu thuhet se Bill ka udhëtuar dikur drejt Nju-Jorkut me një grua që punonte për fondacionin e tij dhe të Melinda Gates. Të dy ata kanë marrë pjesë në një party dhe gruaja në fjalë pretendon se me zë të ulët në mes të festës, Bill i ka kërkuar që të darkojnë bashkë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF