KreuCelebrity

Humb jetën kantautori i njohur italian Franco Battiato!

Kantautori dhe kompozitori Franco Battiato ka humbur jetën në moshën 76-vjeçare. Prej disa vitesh ai nuk ishte mirë me shëndet, ndaj kishte ndërprerë kompozimin dhe ishte tërhequr nga skena. Ai vdiq këtë mëngjes, në rezidencën e tij në Milo, në provincën e Catania.

Në karrierën e tij të gjatë prej mbi 50 vjetësh, ai na ka dhuruar këngë të paharrueshme të tilla si La cura, Centro di gravità permanente, Voglio vederti danzare, E ti vengo a cercare, Bandiera Bianca.

Ai ishte një njeri shumë i rezervuar, i përkushtuar ndaj muzikës së tij. Ai gjithmonë thoshte se një nga rekordet e para tij ishte “Aria di neve” i Sergio Endrigo. Artisti kishte një miqësi të rëndësishme me artistin Lucio Dalla, i cili për një periudhë bleu edhe një shtëpi pranë tij në Milo. Vëllai dhe dy mbesat e tij bënë njoftimin për vdekjen e tij, “varrimi do të mbahet privatisht”.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF