Ndërkohë që të gjithë mezi po presin serialin H.O.T, Ermal Mamaqi në një intervistë për emisionin “NIN” ka njoftuar se së shpejti do të vijë edhe filmi i tretë pas suksesit të “2 gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja”.
Ai tha se ky film do të ketë një histori fantastike dhe se është shkruar nga skenaristja e Klaudia Brahimaj, me të cilën ka bashkëpunuar edhe në filmin “I love Tropoja”. Filmi i tretë do të jetë sërish një komedi dhe pjesë e kastit do të jetë edhe Irgen Çela.
Më tej ai shtoi se nuk ka filluar ende produksioni, pasi vëmendja për momentin është te seriali.



















