Pritja mori fund dhe mëngjesin e 18 majit moderatorja Xhesi Muçaj solli në jetë fëmijën e saj të parë që është djalë. Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Xhesi nëpërmjet një postimi në instagram ku njohu ndjekësit e saj me bekimin e parë të prindërve të rinj.
“Neonick Nallbani ~ 18/05/2021
Ti se ke iden sesa shumë të duam unë dhe babi jot, s’e ke idenë sesa shumë njerëz janë gëzuar për ty dhe sesa shumë të duan. Dy gjyshërit e tu të kanë bekuar nga lart që ti të vije i shëndetshëm, i bukur dhe plot lumturi në jetën tonë. Të duam”; shkruan mami e re përbri një foto me bebushin e porsalindur
Xhesi prej disa muajsh u largua nga ekrani për shkak të pritjes së ëmbël për të shijura në privatësi javët e muajt e shtatzënisë.