KreuCelebrity

Kush do ta prezantojë “Big Brother VIP”? Zbulohet moderatorja që i është besuar formati..

Teksa gjithandej flitej për lajmin se së shpejti në ekranin e “Top Channel” do të fillojë “Big Brother VIP”, të gjithë ishin kuriozë se kush do ta prezantojë atë.

E mes shumë emrave që u lakuan, burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se oferta nga televizioni i është bërë moderatores së dashur Arbana Osmanit, e cila për shumë sezone ka patur ekskluzivitetin e “Big Brother”.

Sipas “Kryefjala.com” moderatorja do ta pranojë ofertën që i është berë, ndërkohë Arbana për momentin është e angazhuar me programin e saj “Dua të  bëj të lumtur” dhe nuk ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF