KreuCelebrity

The Notebook, filmi me kiminë më të madhe mes aktorëve të cilët në të vërtetë, e urrenin njëri-tjetrin!

The Notebook konsiderohet si njëri prej filmave më romantikë të të gjithë kohërave; një histori dashurie nga ato që do të donin të përjetonin të gjithë, e cila përcoi dhe një kimi të rrallë mes aktorëve. Por që nuk ishte e tillë edhe në sheshxhirim; në fakt, Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin.

Ryan madje i kishte kërkuar regjisorit Nick Cassavetes që të gjente një aktore tjetër për të interpretuar personazhin e Allie Hamilton. Regjisori mbeti aq i tronditur, sa vendosi t`i organizonte aty për aty një seancë të improvizuar terapie. I futën bashkë në një dhomë ku të nxirrnin dufin me njëri tjetrin, dhe pas disa britmash e ulërimash, sikur u qetësuan. Xhirimet rinisën, megjithatë fërkimet mes dyshes e shoqëruan filmin deri në fund. E bukura është se ps filmit, Gosling dhe McAdams nisën të frekuentoheshin; ata qëndruan bashkë për katër vjet dhe u ndanë në 2008-tën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF