KreuCelebrity

Naomi Campbell bëhet nënë për herë të parë!

Katër vjet pasi tha se “falë shkencës, mund të bëhej prind kur të donte, Naomi Campbell sot 50 vjecare, njoftoi se është bërë nënë për herë të parë. “ Një bekim i vogël i bukur më zgjodhi mua për nënë. Jam kaq e nderuar që ky shpirt xhentil hyn në jetën time; nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”, ka shkruar ajo, teksa zbuloi dhe gjininë e bebit: është një vajzë!

Naomi nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm. Ky njoftim vjen pasi më herët modelja qe shprehur se “gjatë gjithë kohës mendonte për të patur fëmijë, por nuk donte të nxitonte me krijimin e një familjeje”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF