Gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu feston sot ditën e lindjes dhe mbush 52 vjeç. Të shumta kanë qenë urimet për gazetarin nga miq, kolegë dhe të afërm të tij.
Vajza e tij e madhe Mishel me anë të një instastory e ka uruar të atin me disa fjalë zemre, “Gëzuar ditëlindjen binjaku im, të duam shumë”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë stafi i organizoi një surprizë në mesnatë, ku i kishin bërë një tortë shumë të bukur e cila shoqërohej me mbishkrimin, “Vitet janë thjesht një numër”. Blendi ka ndarë disa momente me ndjekësit e tij në Instagram, teksa stafi ka kënduar këngën e ditëlindjes për të.
Edhe gazetari Reis Çiço zgjodhi t’i këndojë këngën e ditëlindjes Blendit, duke i dhuruar momente të bukura në këtë ditë të veçantë.
Gazetari ka publikuar gjithashtu edhe një foto kur ka qenë i vogël në krah të nënës së tij, “Një nga ditëlindjet e para” ka shkruar ai përkrah fotos.



















