Që kur seriali i Netflix, Bridgerton na transportoi në marrëdhënien e zjarrtë të Daphne dhe Simon në 1813-tën, shitja e korseve ka shpërthyer!
Muajin e kaluar, Kylie Jenner dhe Kim Kardashian veshën të dyja korse të ngjashme të kuqe që imitonin lëkurën e gjarprit.
Billy Eilish befasoi dhe ajo me një të tillë. Përdoruesit e TikTok janë apasionuar shumë pas tyre, sidomos një varianti më të lirë 30 dollarësh, që vjen në ngjyra të ndryshme.



















