Një aksident, rrethanat e të cilit nuk janë zbardhur ende plotësisht e po hetohen nga policia, ka tronditur Brazilin. Këngëtari i njohur atje, Kevin Nascimento Bueno, ra nga ballkoni i katit te 11-te ne hotelin ku po qëndronte. I riu u dërgua në spital në gjendje kritike, ku më vonë ndërroi jetë.
23 vjeçari, i njohur edhe si MC Kevin kishte plot 10 milionë ndjekës në Instagram. Vetëm dy javë më parë ai kishte lidhur kurorë me avokaten Deolane Bezerra, e cila postoi pas vdekjes së tij një foto nga dasma e tyre shoqëruar me një mesazh të ndjerë. “’Ti je dhe do të jesh gjithmonë dashuria e jetës sime, dashuria më e bukur që kisha, njeriu që më donte dhe admironte më shumë! Shko me Zotin, djaloshi im, unë do të të dua gjithmonë!” -shkroi Bezerra.



















