KreuCelebrity

Shuhet aktori i njohur i Hollivudit, vuante nga një sëmundje e rëndë!

Është ndarë nga jeta aktori i njohur i Hollivudit Charles Grodin në moshën 86-vjeçare, shkak për vdekjen e tij u bë sëmundja e kancerit me të cilën po luftonte prej disa kohësh.

Charles kishte disa role në skenë përpara se të aktronte në filmin “Catch-22” të regjisorit Mike Nichols më 1970 dhe më pas në “Heartbreak Kid”. Aktori u bë i famshëm kur luajti një pjesë në komedinë të quajtur “Tchin-Tchin”.

Rolet e tjera të paharrueshme përfshijnë “Dave”, në të cilin ai u shfaq si llogaritari i një njeriu, të cilit i kërkohet të ndihmojë në analizimin e buxhetit federal dhe filmat “Beethoven”.

Në vitin 2017 ishte interpretimi i tij i fundit në film ku luajti rolin e Arthur në “An Imperfect Murder.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF