KreuCelebrity

Orinda Huta zbulon vështirësitë që kaloi 1 ditë pasi mori lajmin e bukur të shtatzënisë!

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një nga çiftet e dashur të showbizit shqiptar, ata së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.

Nga sa publikon në Instagram kuptojmë se moderatorja është duke e shijuar këtë periudhë të rëndësishme në jetën e saj, por fillimi i shtatzënisë nuk paska qenë i tillë për të.

Orinda, përkrah një fotoje ku shihet duke zbukuruar pemën e Vitit të Ri, ka shkruar se 1 ditë pasi ka marr vesh lajmin e bukur për shtatzëninë është prekur nga Covid-19.

Duke bërë xhiro nëpër albumet në cel del kjo foto. Kthehesh aty e mendon, 1 ditë para ke marr vesh lajmin e bukur, ndërkohë që po ndjen ethe sepse të nesërmen do konfirmohesh me Covid-19 prej analizave”, ka shkruar ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF