KreuCelebrity

Sara Hoxha, partnerja e Ledrit ndalohet nga policia!

Një parkim në vendin e ndaluar është bërë shkak që Sara, partnerja e reperit Ledri Vula, të marrë një gjobë nga policia e Prishtinës. Paparacët e portaleve kosovare kanë fotografuar Sarën teksa ishte ndaluar nga blutë e kryeqytetit të Kosovës duke bërë procedurat e nevojshme për ndëshkimi  e marrë në formën e gjobës.

Ajo është parë në shëtitje te Rruga B në lagjen Mati 1 të kryeqytetit, ku kishte dalë për shëtitjen e vajzën e saj Poem, por parkimi i gabuar në rrugën e këmbësorëve i ka kushtuar Sarës një gjobë vlerën e së cilës nuk e dimë.

Ndonëse Sara Hoxha është e lindur dhe e rritur në Gjermani, që prej ardhes në jetë të vazjës së saj Poem ajo dhe partneri Ledri Vula kanë nisur bashkëjetesën në Kosovë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF