Mbrëmjen e djeshme në Roterdam u zhvillua nata e parë e gjysmëfinales së “Eurovision”. Nga 16 shtete që konkurronin vetëm 10 prej tyre arritën të sigurojnë finalen, e cila do të zhvillohet më 22 maj. Shtetet që e siguruan finalen janë: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina.
Ndërkohë nesër më 20 maj është nata e dytë gjysmëfinale, ku do të performojë edhe këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri. Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”, të cilën ka vendosur ta këndojë në gjuhën shqipe.
Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen duhet të votojnë për Anxhelën, duke mbështetur në këtë mënyrë jo vetëm këngëtaren por edhe vendin e tyre.