KreuCelebrity

Një tjetër fëmijë në familjen mbretërore, Princesha Beatrice shtatzënë!

Mbesa e Mbretëreshës Elizabeth, Princesha Beatrice është shtatzënë. Ajo dhe partneri i saj Edoardo Mapelli Mozzi janë të lumtur që në vjeshtë dashuria e tyre do të kurorëzohet me një fëmijë.

Beatrice, vajza e madhe e Princit Andrew, e gjashta nga tetë nipërit dhe mbesat e mbretëreshës që janë martuar. Ajo prej kohësh e shtyhu martesën, së pari për shkak të skandalit që goditi babanë e saj, i cili ishte i përfshirë në një miqësi me pedofilin miliarder Jeffrey Epstein, dhe më pas për shkak të pandemisë.

Çifti u martua në fshehtësi në korrik në një ceremoni private në Windsor, ku mes numrit të vogël të ftuarve ishte edhe Mbretëresha 94 vjeçe dhe Princi Philip, 99 vjeç.

Beatrice dhe Edoardou u njohën nga miq të përbashkët dhe filluan lidhjen në tetor 2018, në kohën e dasmës së Princeshës Eugenia. Princesha Beatrice thuhet se shpejt e prezantoi Mapelli Mozzi me prindërit e saj, Princin Andrew dhe Sarah Ferguson, dhe pjesën tjetër të familjes.

Ai është 35 vjeç dhe drejton një firmë këshillimi të pasurive të patundshme dhe është djali i kampionit olimpik Alessandro Mapelli Mozzi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF