Meghan, 39 vjeçe, dhe Harry, 36 vjeç, festojnë sot përvjetorin e tretë të martesës. Dasma përrallore, që bëri gjithë botën të ëndërronte, u organizua në St. George Chapel në Windsor.
Që nga viti 2020, Duka dhe Dukesha e Sussex nuk janë më anëtarë aktivë të familjes mbretërore. Çifti jeton në një vilë në Kaliforni, me djalin e tyre Archie, 2 vjeç.
Në këto pak vite martesë, Harry ka hedhur akuza mbi familjen mbretërore si, për racizëm gjatë intervistës me yllin televiziv Oprah Winfrey, marsin e kaluar; dhe së fundi akuza për vuajtjet dhe dhimbjet që ai kishte përjetuar gjatë rritjes së tij, të cilat i quajti të trashëguara.
Meghan dhe Harry janë në pritje të fëmijës së dytë, e cila është vajzë dhe e shumë mundësi do t’i vendosin emrin e gjyshes saj të ndjerë Diana.