Në kohën kur e gjithë bota e ka mendjen tek rikthimi i JLO në krahët e ish-it të saj, Ben Affleck, revista Hello solli në kujtesë një histori të vjetër të Alex Rodriguez me një aktore shumë të njohur. Pak dihej deri tani për këtë lidhje, por Alex paska pasur një histori të shkurtër dashurie me yllin hollivudian, Kate Hudson.
Flirti i tyre nisi në vitin 2008 në një hotel në Miami, kur Alex ishte ndarë nga gruaja e tij Cynthia, ndërsa Kate nuk kishte shumë që “i kishte vënë kapak”, marrëdhënies me Owen Wilson. Flirti i saj me Alex u vulos me puthjen që i dha publikisht pas një loje në fushë.
Por lidhja e tyre zgjati pak, vetëm 7 muaj. Kate nuk e konsideroi ndonjëherë si serioze marrdhënien me sportistin e njohur, i cili thuhet se ka pasur gjithashtu flirte me Madonna-n, Cameron Diaz, Torrie Wilson e Bethany Frankel.