Bora Zemani dhe Vin Veli janë prindër të bukuroshit Arbor, dhe gjithmonë kanë qenë një model për t’u ndjekur, pasi edhe pse të ndarë ata kanë qenë përherë pranë për të birit.
Ditën e sotme Arbori ka festuar Festën e Abetares, dhe Bora në rrjetin e saj social ka publikuar disa fotografi shumë të bukura, ku pranë vogëlushit shihen të gjithë njerëzit e tij të zemrës.
Moderatorja e emocionuar i ka shoqëruar fotografitë me disa fjalë të ndjera zemre për të birin, dhe e cilëson këtë ditë si më të bukurën e jetës së saj.
“Sa shpejt u rrite o Arbor! Për çdo gjë të re tendën mendoj “kjo është dita më e bukur e jetës”. Edhe sot e mendova…të paktën për gjysmën e festës që arrita të qetësohesha se në fillim çdo gjë ishte turbull nga lotët dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi për ty Arbor! I vogli im, i madh sa bota, te dua pafund! Mezi pres ditët e tjera me të bukura të jetës që m’i dhuron vetëm ti!”, ka shkruar ajo