KreuCelebrity

Rikthehet “Friends” pas 17 vjetësh, por këtë herë me disa ndryshime dhe surpriza!

Në lajm i bukur vjen nga miqtë e serialit kult të viteve ’90 “Friends”.  Ata janë përsëri së bashku për një ngjarje të veçantë që do të transmetohet më 27 maj, në kanalin amerikan “Hbo Max”. Duke filluar nga, Jennifer Aniston (Rachel), e duke vazhduar me Courteney Cox (Monica), Lisa Kudroë (Phoebe), Matthew Perry (Chandler), David Schëimmer (Ross) dhe Matt LeBlanc (Joey).

Shfaqja, e titulluar “The one where they get back together” nuk do të jetë një episod i ri, por një kthim shumë nostalgjik në të kaluarën. Aktorët takohen përsëri në “Warner Bros Studio”, ku xhiruan dhjetë sezonet e serialit, dhe midis anekdotave, shakave dhe pamjeve arkivore, ata do të kujtojnë kohërat e vjetra mes me batutave gazmore dhe momenteve prekëse.

Do të ketë surpriza dhe gjithashtu disa të ftuar specialë, si Lady Gaga, David Beckham, Justin Bieber dhe Reese Witherspoon. A jeni kurioz t’i shihni përsëri pas 17 vitesh?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF