Ka ardhur në jetë fëmija e katërt e ish- modeles dhe aktores franceze Laetitia Casta. Vogëlushi në fakt ka lindur në mars, po vetëm tani topmodelja bëri njoftimin zyrtar. Djali me emrin Azel është fënija e parë e saj me të shoqin aktorin Louis Garrel, me të cilin lidhi kurorë në vitin 2017. Shtatëzania e katërt e Leticies kaloi pothuasje në heshtje, e pa shqetësuar dhe larg thashethemeve dhe lajmeve rozë, ndersa ajo duket mjaft ne forme. Madje dhe lindja e djalit u mbajt e fshehtë për javë me radhë deri në njoftimin zyrtar të dhënë revistave franceze.
Casta nuk ka pak ditë që ka mbushur 43 vjeçe. Ajo u bë nënë për herë të parë në moshën 23 vjeçare dhe më pas gjatë lidhjes së saj të gjatë me aktorin italian Stefano Acorsi solli në jetë dhe dy fëmijet e tjerë.
Bashkëshorti aktual i ish-topmodeles dhe aktores ka një fëmijë nga lidhja e mëparshme me aktoren Valeria Bruni Tedesdi, motrën e ish- topmodeles dhe ish- zonjës së parë të Francës Carla Bruni.