KreuCelebrity

E rrallë për Victoria Beckham, stilistja gabon me kombinimin!

Britania mezi po e priste “clirimin” nga masat anti Covid, dhe sapo ato të lehtësuan, anglezët vërshuan në festime. Victoria Beckham e kremtoi dhe ajo zbutjen e kufizimeve me një drekë me rastin e ditëlindjes së të atit, Tony. Ish ylli i Spice Girl kishte zgjedhur një veshje që anonte më shumë nga elegantja, por që disave nuk u pëlqeu dhe aq ( aq më tepër duke pasyr parasysh standartet e stilistes). Victoria kishte zgjedhur një pallto të lehtë në nuancat e grisë dhe një fund më pala të së njëjtës ngjyrë dhe të njëjtit material. Këmisha ngjyrë krem me element bojë tulle shkonte me cantën që ishte në të njëjtat ngjyrë, por aspak me cizmet e zeza të rrudhosura dero tek gjuri! Disa ndjekësve të paktën nuk u pëlqeu dhe aq.

Victoria Beckham mbetet sidoqoftë mjat e vlerësuar për stilin e saj elegant, një fashionista e vërtetë nga e cila i kthejnë sytë të gjithë kur vjen fjala për leksione në këtë drejtim!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF