KreuCelebrity

Samanta Karavella zbulon historinë e veçantë të emrit të saj!

Para disa ditësh këngëtarja Samanta Karavella u rikthye në tregun muzikor me këngën “Emnin tem”, pas një pauze relativisht të gjatë.

Nisur nga titulli i këngës, këngëtarja e ftuar në “Pardon my French”, zbuloi kuptimin e emrit të saj. Ajo tha se një muaj pas lindjes së saj, prindërit nuk i kishin vendosur ende një emër.

Këngëtarja tregoi se për ata kishte qenë një zgjedhje e vështirë, por përfundimisht ata zgjodhën ta quanin Samanta, teksa dëgjonin këngëtaren britanike, Samantha Fox.

Nërkohë, Samanta tha se emrin e kishte zgjedhur babai i saj, me dëshirën që edhe vogëlushja e tij të ishte një këngëtare e suksesshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF