KreuCelebrity

Rrëfimi i Lady Gaga-s: Më përdhunuan dhe mbeta shtatzënë!

Një dokumentar në të cilin emra të famshëm të A listës botërore po zbulojnë detaje të pathëna më parë rreth jetës së parë, po rezulton tejet i suksesshëm. “The me you can’t see” (ajo çfarë nuk shikoni dot tek mua) ka publikuar një sërë rrëfimesh të pazakonta të yjeve botërore të cilët shfaqin veten e tyre në dimensione krejt të panjohura për publikun.

Lady Gaga ka rrëfyer një histori të dhimbshme të jetës së saj, kur në moshën 19 vjeçare ajo ka zbuluar se është përdhunuar nga një producent e madje ka mbetur shtatzënë.

“Isha 19 vjeçe kur punoja në fushën e muzikës dhe një producent më tha ‘Hiqi rrobat’. I thashë, jo dhe u largova. Më tha që do digjte gjithë karrierën time dhe nuk u ndal. Më kërkoi vazhdimisht të njëjtën gjë dhe pastaj nuk mbaj mend më. Vite më vonë shkova në spital sepse kisha disa dhimbje në trup. U habita kur hapa sytë dhe në pashë një psikiatër para meje. Kuptova që edhe këtë herë kisha pasur të njëjtën lloj dhimbje si dikur, kur më përdhunuan e më lanë shtatzënë. Kur hyra në një dhomë të shtëpisë dhe u mbylla për muaj të tërë, vetëm qaja e kisha përzierja pafund”, ka treguar Lady Gaga për të cilën ajo traumë në rininë e saj i ka lënë pasoja të rënda psikologjike e fizike për vite me radhë.

Gaga ka inkurajuar të gjitha vajzat që fatkeqësisht mund të jenë duke përjetuar të njëjtën tragjedi, duke ju bërë thirrje atyre që në asnjë moment të mos fajësojnë veten por të denoncojnë me zë lë lartë akte dhe padrejtësi të tilla që bëhen me vajzat e reja dhe të pambrojtura.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF