Anxhela Peristeri shkëlqeu në gjysmëfinalen e “Eurovison 2021”, duke rrëmbyer jo vetëm zemrat e shqiptarëve me performancën e saj por edhe të europianëve.
Pavarësisht emocioneve të mëdha që mbart me vete skena e festivalit europian, këngëtarja shqiptare arriti t’i mposhtë duke dhënë një performancë të jashtëzakonshme.
Anxhela Peristeri u kualifikua për në finale dhe mbante vendin e parë në listën e 10 shteteve që u përzgjodhën në natën e dytë të gjysmëfinales.
Për në finalen e Eurovision 2021 u kualifikuan edhe: Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.



















