KreuCelebrity

Buckinghan Palace “harron” përvjetorin e martesës së Harry-it dhe Meghanit!

Nuk dihet saktësisht nëse kjo lëvizje e pallatit mbretëror ishte diçka e planifikuar, apo zgjedhje rastësore. Në ditën e përvjetorit të martesës së Harry-t dhe Meghanit, komunikata nga pallati mbretëror njoftonte lajmin e gëzueshëm të pritjes së ëmbël të princeshës Beatrice, vajzës së princ Andreas.

“Princesha dhe z. Mapelli Mozzi janë të lumtur të njoftojnë se janë në pritje të një fëmije, i cili pritet të vijë në jetë në vjeshtën e ardhshme”-thuhet në njoftimin zyrtar të pallatit mbretëror. Më tej deklarata vazhdon se mbretëresha është infomuar për këtë fakt dhe të dyja familjet janë të shumë të lumtura nga ky lajm. Asnjë mesazh urimi për çiftin Harry – Meghan në rrjetet sociale nga ana e Windsorëve, gjë që të lë të kuptosh se tashmë është krijuar një hendek shumë i madh ndërmjet familjes dhe çiftit, të cilët po jetojnë një jetë totalisht të shkëputur nga ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF