KreuCelebrity

Shokon Salma Hayek ”Desh vdiqa nga Covid”!

Aktorja Salma Hayek ka folur për herë të parë mbi peripecitë dhe komplikimet që pati si pasojë e kovidit.
‘Kur situata u përkeqësua shumë, mjeku më tha të shkoja në spital. Iu përgjigja që më mirë preferoja të vdisja në shtëpi. “ Ka thënë aktorja për një intervistë për revistën “Variety”. Aktoja ishte infektuar nga virusi i rrezikshëm vitin e kaluar, kur sapo kishte filluar pandemia. Për rreth 2 muaj qëndroi e izoluar vetëm në shtëpi në një dhomë në shtëpinë londineze ku jeton me bashkëshortin e saj milioner Francois Henry Pinault dhe me vajzën 13 vjeçare Valentina. Aktorja ka rrëfyer se gjatë fazës akute të sëmundjes i është dashur të përdorë dhe oksigjenin për shkak se gjendja shëndetësore ishte rënduar shumë.

“Pata vërtet frikë se nuk do t’ja dilja mbanë. Në një moment mjeku më kërkoi të shkoja në spital, pasi gjendja ishte rënduar menjëherë”- ka shpjeguar për revistën aktorja.

Megjithëse kanë kaluar muaj nga shërimi saj, ajo është shprehur se akoma ndjen lodhje dhe s’i ka rekuperuar ende të gjitha forcat. Aktorja i është kthyer sheshit të xhirimit, ku bënë pjesë në kastin e aktorëve në projektin e fundit të regjizoirt Ridley Scott “House of Gucci”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF